Jump to content

Korridori VIII

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Korridorit VIII

Korridori VIII apo siç njihet në formulimet perëndimore Korridori paneuropian VIII është një aks komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut për në Bullgari. Korridoret paneuropiane të komunikacionit janë akse të rëndësishme ndërkombëtare. Korridori është në Shqipëri dhe Bullgari një arterie e rëndësishme ekonomike.

Korridori paneuropian i komunikacionit VIII – në Shqipëri emërtohet më së shumti si Korridor VIII – lidh si aks Perëndim-Lindje në Ballkanin perëndimor portet në Adriatik me Deti i Zi dhe konsiderohet si një korridor i transportit të kombinuar. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kështu do të kenë qasje më të madhe në perëndim. Shqipëria ashtu si vendet e tjera shpreson për të fituar një bum ekonomik.

Një lidhje e vazhdueshme hekurudhore në të ardhmen e afërt nuk është e realizueshme. Në Shqipëri ekziston një linjë hekurudhore deri në Liqenin e Ohrit. Kjo është në gjendje të keqe, treni kalon vetëm një herë në ditë, dhe udhëtimi zgjat disa orë për shkak të shpejtësisë të ulët. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka një lidhje Lindje-Perëndimit. Në drejtim të Shqipërisë ka linjë hekurudhore deri në Kërçovë, për në Bulgari nuk ka lidhje. Në Bulgari ekziston një rrugë hekurudhore deri në Kjustendil, jo larg kufirit maqedonas e Veriut.

Gjurma dhe gjendja e zgjerimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Rrugët Gjatësia (km)
VIII Durrës dhe Vlora (Shqipëri) – ElbasanStruga (Maqedoninë e Veriut) - Tetovë - ShkupKriva PallankaKjustendil (Bullgari) – PernikSofjaPlowdiwBurgas dhe Warna 1.300


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]